Parfume për të prodhuar dhe shitur më tepër

28/09/2011 18:25

Parfumet po përdoren gjithnjë e më shumë për të rritur produktivitetin e shitjeve.

Në Japoni spërkaten në zyra aroma limoni në mëngjes për të stimuluar punonjësit, aromë lulesh pasdite për të zgjatur rezistencën, parfum pylli në mbrëmje për të transmetuar një ndjenjë optimizmi.

Në SHBA aroma e çokollatës dhe bukës të sapodalë nga furri kanë regjistruar një rritje të shitjeve, ndërsa në Gjermani era e barit dhe luleve lehtëson shitjen në supermerkato.

Top Channel