Kupa e Afrikës 2013, jo në Libi

28/09/2011 14:50

Afrika e Jugut do të jetë vendi që do të mirëpresë Kupën e Afrikës, kompeticion që do të zhvillohet në vitin 2013.

Ishte parashikuar që kjo kupë të zhvillohej në Libi, por lufta civile që ka përfshirë këtë vend ka bërë që Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) të vendoste për ndryshimin e vendit mikpritës.

Komiteti Ekzekutiv i CAF u mblodh të mërkurën për të zyrtarizuar vendimin e “shpërnguljes” së Kupës së Afrikës në Afrikën e Jugut.

Edicioni i ardhshëm i këtij turneu do të organizohet bashkarisht nga Guinea Ekuatoriale dhe Gaboni, në muajt janar-shkurt 2012; Afrika e Jugut në vitin 2013; Maroku në vitin 2015 dhe Libia në vitin 2017.

Top Channel