Arvidas Sabonis pëson infarkt

28/09/2011 11:05

Basketbollisti më i mirë lituanez i të gjitha kohërave, Arvydas Sabonis, u shtrua me urgjencë të martën në spitalin e Kaunasit, në Lituani, pasi pësoi një infarkt në zemër kur ishte duke luajtur një ndeshje miqësore me disa fëmijë në fushën e shkollës së tij ‘Sabonis Basketball Hall’.

Pas lojës, ish-basketbollisti i famshëm, u ndje keq dhe menjëherë u thirr ambulanca, por gjendja e tij duket e mirë.

Gazeta spanjolle ‘AS’ bën të ditur se 46-vjeçari për momentin është jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga Lituania bëjnë të ditur se ky problem mund të jetë shkaktuar nga aktiviteti i tepërt i Sabonis gjatë tre javëve të zhvillimit të europianit të basketbollit, kompeticion që u zhvillua në vendlindjen e tij.

Top Channel