Zbulohet “thesari” në Atlantik

27/09/2011 02:35

Një grup kërkuesish amerikanë dhe britanikë lokalizuan në thellësitë e Oqeanit Atlantik anijen SS Gairsoppa, e cila është fundosur bashkë me sasinë prej 200 tonëve argjend, me një vlerë rreth 150 milion paund, në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

SS Gairsoppa ishte një anije britanike transporti e cila po kthehej nga India për në Angli. Në ujërat ndërkombëtare, në afërsi të ujërave irlandeze, ajo u sulmua nga nëndetëset gjermane e për pasojë u fundos.

Mbytjes së anijes me 200 ton argjend arriti t’i shpëtojë vetëm një marinar i cili mbërriti në brigjet irlandeze gjallë. Ai është dëshmitari i vetëm i SS Gairsoppa-s dhe udhëheqësi në kërkimet e “gjuetarëve të thesarëve” të “Odyssey Marine”, kompania amerikane e eksplorimit në thellësitë e oqeaneve dhe detërave.

“Odyssay Marine”, pas nxjerrjes së argjendit do të përfitojë 80 përqind të tij, ndërkohë që 20 përqind do të shkojë për Departamentin e Transportit, sipas një kontrate të nënshkruar paraprakisht me të.

Ka përfunduar faza e parë, thonë udhëheqësit e misionit të kërkimit, e tashmë mbetet pjesa më e vështirë, zhytja dhe nxjerra në sipërfaqe e thesarit.  

Top Channel