“Pasdite në Top Channel” sjell një intervistë me një shitëse të produkteve femërore e cila shpjegon arsyet pse femrat shqiptare vendosin të zgjedhin aksesorë që janë imitime të origjinaleve.

“Një femër nëse do të duket bukur, çanta dhe këpucët janë dy aksesorët që e bëjnë femrën të bjerë akoma edhe më shumë në sy. Tendenca më e re është që femrat të kenë çanta firmato. Por jo çdo njeri ka mundësi të ketë një Chanel në dorë, më e thjeshta është të ketë një kopje. Gjithsesi dëshirën dhe maninë e vetë për ta pasur e realizon”, shpjegon shitësja.

“Këtë vit edhe vitin tjetër është Hermes dhe Chanel. Normalisht ajo tendencë që është jashtë vjen edhe këtu. Femrat duan të kenë sa më shumë, të githa mundësisht, jashtë ajo mund të blejë vetëm një nëse ja lejon buxheti, ndërsa këtu mund të blejë dy ose tre”, thekson ajo.

Top Channel