Seria A, Roma gjen fitoren e parë

26/09/2011 08:30

Osvaldo i ka dhuruar fitoren e parë Romës dhe trajnerit të saj Luis Enrique në Serie A.

Kryeqytetasit kanë mposhtur minimalisht 1-0 Parmën falë golit të futbollistit italo-argjentinas në pjesën e dytë të ndeshjes.

Juventus barazoi edhe këtë javë, por bardhezinjtë nuk e kanë humbur ende kryesimin e Serie A. Këtë radhë ekipi i drejtuar nga Conte barazoi me Katanian në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-1 duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve.

Në barazim përfundoi edhe ndeshja mes Lacios dhe Palermos, por me rezultatin 0-0. Lorik Cana për herë të parë në këtë sezon luajti si titullar, por loja e dobët e tij dhe kartoni i verdhë në minutën e 18 duket se detyruan trajnerin ta ulë në stol në pjesën e dytë.

Top Channel