Hunda i jep përparësi aromave të mira

26/09/2011 16:05

Vendosja e receptorëve të aromës është e përcaktuar nga kënaqësia që të falin erërat dhe ajo bëhet sipas një mekanizmi analog me atë që rregullon mekanizmin e shikimit.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim i publikuar në Nature Neuroscience dhe i realizuar nga Instituti izraelit Weizmann.

Sipas kërkuesve, receptorët janë të vendosur në një rend të saktë, që shkon nga aromat më të pëlqyeshme në ato më pak të pëlqyeshme.

Top Channel