Ferguson: Televizionet komandojnë Premier League

26/09/2011 17:40

“Televizionet kanë shumë pushtet dhe komandojnë në futbollin anglez”. Ky është mendimi i Sir Alex Ferguson, menaxherit të Manchester United.

Sipas teknikut skocez, klubet kanë humbur kontrollin për kalendarët dhe presioni është më i madh tek skuadrat që garojnë më fortë, në kampionat dhe kupat e Evropës.

“Kur bën një pakt me djallin, më pas duhet të paguash çmimin. Në këtë moment televizioni është Zoti dhe është e dukshme kur duhet të caktohet kalendari janë pikërisht stacionet televizive që zgjedhin se kush skuadër do të luajë në mbrëmje të parë. Kështu krijohen situata qesharake dhe paradoksale, për të cilat skuadra jote luan të mërkurën në mbrëmje në Evropë dhe më pas të shtunën e ardhshme në orën e drekës”, thotë Ferguson.

Sipas menaxherit të Djajve të Kuq, takimet e garantuara për klubet nga pay tv janë shumë të ulëta.

“Premier League shet ndeshjet e saj në më shumë se 200 vende në të gjithë botën dhe nëse merret parasysh kjo e dhënë mendoj se nuk jemi paguar siç duhet”, thekson ai.

Top Channel