Një plan i ri dhe ambicioz shpëtimi për Eurozonën ka nisur të marrë
formë. Përpjekja masive pritet të cojë në përgjysmimin e borxhit
qeveritar grek, ndërsa përfshin një rritje të fondit të dorëzanisë së
zones së monedhes së përbashkët me 2 trilionë euro.

Qeverite europiane po shpresojne qe plani te arrije te vihet ne funksionim brenda 5 apo 6 javesh. Kthimi i nje projekti te tille ne realitet do te jete nje sfide e veshtire, thone specialistet. Por cmimi i deshtimit do te ishte nje krize financiare qe me te gjithe gjasat, rritjen anemike te ekonomise do ta shnderronte ne recesion, apo dhe me keq. Shpejtesia me te cilen politikeberesit jane perballur me ngercin e borxheve te Eurozones, nuk i ka impresionuar shume investitoret. Analistet thone se per te qetesuar tregjet e paqendrueshme te aksioneve, lipsen veprime konkrete e jo fjale. ‘Nese nuk nderhyhet,- shprehen ata,- rreziku qe kriza financiare ta shnderroje ngadalesimin e ekonomise boterore jo ne recesion, por ne depresion, eshte shume i madh”.

Gjate fundjaves, vendet e G20-es rivleresuan angazhimet per nje kunderpergjigje te fuqishme dhe kooridnuar nderkombetare ndaj krizes, e megjithate, as kjo, mund te mos mjaftoje per te qetesuar dhe kenaqur investitoret. Premtimet e G20-es jane njera ane e medaljes.

“Ne nuk pame detaje sesi grupi ka ndermend ta luftoje konkretisht kete krize, ndaj jane te pakta mundesite qe zotimet e tyre ne leter, te qetesojne stresin ne tregje”, i tha BBC-se Mitul Kotecha, i grupit te fuqishem bankar francez Credit Agricole. Komentet e tij gjejne ilustrim ne situaten e bursave aziatike kete mengjes, me indeksin japonez Nikkei ne renie me 2,2%, Hang Seng-un e Hong Kongut me 2,4% dhe Kospi i Korese se Jugut qe humbi 2,6%. Dita nuk nisi mire as per bursat europiane. Parisi, Frankfurti dhe Londra, te gjitha kane qene me humbje, por me kalimin e oreve nisen te fitonin pak terren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA