Maratona, thyhet rekordi botëror në Berlin

25/09/2011 13:30

Është thyer pas tre vitesh rekordi botëror i maratonës.

Patrik Makau, atleti nga Kenia, ka regjistruar kohën më të mirë të botës gjatë maratonës së Berlinit (2 orë, 3 minuta e 38 sekonda) duke përmirësuar rekordin e mëparshëm me 21 sekonda.

Rekordi i vjetër mbahej nga etiopiani Haile Gebrselassie dhe ishte regjistruar në vitin 2008.

“Gebrselassie është një kampion i madh dhe të thyesh rekordin e tij është diçka e mrekulleshme për mua. Tashmë do të përgatitem për maratonën e Olimpiadës”, u shpreh 26-vjeçari pas garës.

Podiumi i maratonës së zhvilluar në Gjermani u plotësua nga dy kenianë të tjerë.

Top Channel