Kubë-Florida me not, dështon përpjekja

25/09/2011 21:45

Diana Nyad, notarja 62-vjecare përfundoi pa sukses tentativën e saj për të notuar nga Kuba drejt Floridës.

62 vjecarja, sipas ekipit mjekësor që e shoqëronte, u detyrua të tërhiqet pas rreth 42 orëve not dhe kur kishte përshkruar pak më shumë se 2/3 e distancës që lidh brigjet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara në Florida.

Mjekët e saj thanë se ajo pësoi një tërheqje muskulare dhe se kishte nevojë për trajtim mjekësor. Ata thanë se, përvec problemit shëndetësor, problem ishte edhe moti i keq dhe rryma detare kundër kahut të 62 vjecare, e cila sigurisht që nuk ndihmonte në vazhdimin e rrugës së saj.

Kjo ishte tentativa e tretë e Nyad për të përshkruar me not rreth 103 milje që ndajnë Kubën me Floridën në SHBA. Në të parën në vitin 1978 ajo përshkroi 67 milje, në të dytë ishte në gusht të këtij viti kur arriti të notojë 60 milje brenda 29 orëve duke u tërhequr më pas.

Top Channel