Indonezi, sulm me bombë ndaj kishës

25/09/2011 09:50

Një sulm vetëvrasës është kryer në një kishë të krishterë në ishullin e Javës, në Indonezi.

Sipas policisë lokale, në këtë atentat kanë vdekur 4 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Radio “El-Shinta” bën të ditur se atentati ka ndodhur në kishën Kepunton të qytetit Solo, në ishullin Java.

Kamikazi ka shpërthyer bombën menjëherë pas përfundimit të meshës së ditës së dielë.

Top Channel