E rrallë, krokodil portokalli

25/09/2011 20:10

Jeshilja është ngjyra natyrale e lëkurës së krokodileve. Por një zvarranik i quajtur Snappy, që jeton në një park pranë Melburnit në Australi, ka dalë jashtë rregullave kur në mënyrë të papritur, nisi të kthehet në portokalli.

“Në fillim mendova se ishte i sëmurë, se dicka nuk shkonte me të dhe se do të ngordhte. Por nuk ndodhi asgjë e tillë…”, thotë pronarja e tij, Tracy Sandstrom.

Pas disa kërkimeve, rezultoi se krokodili 2,5 metra i gjatë kishte kafshuar, e për pasojë, dëmtuar filtrat e ujit të një mini-baseni ku pushonte gjatë natës në një ambient të ngrohtë. Kjo ka bërë që PH i ujit të rritej mbi nivelin normal, dhe mungesa e filtrave i ka hapur rrugën algave të kuqe e gjetheve të verdha që bien nga pemët përreth.

Filtrat e ujit do të ndërrohen sërish, cka për Snappy-n mund të thotë fund i kësaj lavdie të beftë, duke qenë se ekspertët presin që shumë shpejt ai t`i rikthehet ngjyrës së vet normale. Dhe për pronaren e tij Sandstorm kjo mund të nënkuptojë fundin e përpjekjeve për t`ia shitur krokodilin e rrallë ndonjë koleksionisti.

Top Channel