Nipi i preferuar flet me respekt për gjyshen e tij 85 vjeçare. Për princin William, madhëria e saj, Elisabetta II “është para së gjithash gjyshja ime dhe më pas një mbretëreshë, ashtu siç më përsërit gjithnjë ajo”.
“Marrëdhënia jonë është përforcuar me kalimin e viteve. Kur isha një djalë i turpshëm ishte e vështirë që të flisje për disa çështje, por me kalimin e kohës ajo është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime dhe nuk ka asgjë që nuk mund të flasë me të. Ajo gjithnjë di të më përgjigjet dhe të më këshillojë dhe kjo për një të ri si unë është mbështetje e madhe. Kjo nuk do të thotë që ajo të detyron të ndjekësh këshillën e saj, por të lë të lirë të vendosësh i vetëm. Dhe ajo vetë është shembulli i parë i këtij rregulli, meqë i është dashur t’ia dalë e vetme dhe që e bënë në mënyrë fantastike që prej 60 vjetësh”, theksoi William.
Duke folur se a ndihet i gatshëm për të qenë mbreti i ardhshëm i Britanisë, William përgjigjet:
“Ndërshmërisht, përpiqem të mos mendoj për këtë gjë, edhe pse kur fluturoj me helikopterin tim në malet e Uellsit është shumë e vështirë të mos e bësh. Nuk ndihem ende gati për një rol me kohë të plotë dhe besoj se do të presë edhe pak, kur do të jem pak më i vjetër”.
Top Channel