Vazhdojnë audicionet për “The Voice of Albania”, që së shpejti do të transmetohet edhe në Top Channel pas suksesit në shumë vende të botës. Por në fakt, çfarë e bën atë një program të suksesshëm dhe “ndryshe”?

“The Voice po konkurron botën. Është duke u transmetuar në 25-30 shtete të cilat janë duke e prodhuar atë. Është një format shumë i veçantë sepse kërkon artistë të vërtetë të skenës. Në shumë televizioni talenti kërkohet me forcë, njerëzit duan një televizion zbavitës, The Vocie kërkon një talent të vërtet. Publiku është i tejngopur me televizione që përcjellin negativitet, ku njerëzit fyen në skenë apo gjëra të tilla të këtij lloji. Këto nuk do t’i shikoni kurrë tek The Voice. Formati ynë synon që të krijohen talente nëpërmjet ekeperiencës që kanë trajnerët. The Voice International është një format i suksesshëm ku katër trajnerë kërkojnë talentet me të mirë të vendit duke i trajnuar vetë ata. Në këtë rast katër artistë të shkëlqyer, edhe jashtë Shqipërisë, trajnojnë personalisht talente të reja, por edhe të tjerë më të pjekur për t’i bërë po aq të shkëlqyer sa janë edhe vetë”, është shprehur Mauritz Briet, përfaqësues i “Talpa”.

“Pozitiviteti është një gjë e rëndësishme. The Voice trajnon njerëz që mund të këndojnë”, thekson ai.

Ecuria e audicioneve.

“Jam shumë entuziast për audicionet që po ndjek. Ka një numër të madh talentesh në Shqipëri. Ajo çka bie në sy është fakti se nëse i trajnon dhe i asiston ata mirë, do të shkojnë shumë larg”, deklaroi Briet.

Duke mbetur tek profesionistët.

“A mund të them se kush janë? Jo. Mendoj se janë artistë të shkëlqyer dhe kanë eksperiencë. Por kanë edhe eksperiencë jashtë vendit. Kështu që ata do të sjellin ndjesinë muzikore ndërkombëtare në Shqipëri”, u shpreh Briet.

The Voice është një format i krijuar nga Talpa, një kompani që duket se gjeneron sukses me çdo prodhim të saj.

“Talpa është organizata e Xhon Demolit i cili ka krijuar shumë spektakle të shkëlqyera në të gjithë botën. Është babai i Big Brother, është pronar shumë i suksesshëm i kësaj kompanie që po konkurron botën tashmë. Vetë ‘Talpa’ është një kompani produksioni në Holandë që po shkruan shumë formate të suksesshme të cilat po tranmetohen në të gjithë botën”, deklaroi Briet.

Dhe kur dy kompani gjigande si Talpa dhe Universal Music bëhen bashkë…

“Meqënëse The Voice është një format shumë i suksesshëm në të gjithë botën, është një platformë shumë e mirë për artistët e Universal që të performojnë në të. Gjithashtu artistët që zbulohen tek The Voice, futen në rrjetin ndërkombëtar të Universal. Ka shumë përfitime nëse merr pjesë në këtë show”, u shpreh Briet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA