I vuri zjarrin shtëpisë, Breno rrezikon burgun

24/09/2011 17:30

Mbrojtësi brazilian i Bajernit të Mynihut, Breno është arrestuar me akuzën e zjarrvënies.

Gjatë natës së të hënës së shkuar flakët kanë shkatërruar plotësisht banesën e tij të Gruenwald, lagjja elegante në afërsi të Mynihut.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, ndaj futbollistit 21 vjeçar ka dalë një urdhër për paraburgim pasi ekziston mundësia e arratisjes dhe prishjes së provave.

Breno, që pas zjarrit ishte shtruar në spital për probleme me frymëmarrjen, mund të kthehet në liri me kusht.

Bajerni ka shprehur habinë e tij për zhvillimin e ngjarjeve dhe po i siguron futbollistit të tij asistencën maksimale, edhe nëpërmjet një psikologu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA