Dorëhiqet drejtori i UBS-së

24/09/2011 21:50

Drejtori i bankës zviceriane, UBS-së Osvald Grybel paraqiti dorëheqjen pasi një prej vartësve të tij, kishte kryer një vjedhje prej 2.3 miliardë dollarësh.

Në vend të tij u caktua Serxhio Ermoti, aktualisht përgjegjës për degën e Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës i cili e mori detyrën menjëherë.

Për vjedhjen akuzohet Kveku Adoboli që jeton në Londër, i cili u arrestua javën e kaluar me akuzën “mashtrim dhe llogari false” dhe do të qendrojë në paraburgim deri më 20 tetor.

Top Channel