Australi, hiqen kufizimet për femrat në ushtri

24/09/2011 00:00

Qeveria në Australi ka hequr të gjitha kufizimet për rolin që mund të luajnë femrat në forcat e armatosura të vendit.

Kështu, ushtaret femra do të mund të shërbejnë edhe në radhët e forcave speciale dhe në vijën e parë të fronteve nëse do të jenë të kualifikuara.

Ministri i Mbrojtjes, Stephen Smith tha se kufizimet do të hiqen menjëherë, por vendimit do t’i duhen të paktën pesë vjet për t’u implementuar.

Kritikët e kanë cilësuar vendimin në fjalë si të parakohshëm dhe si një dredhi të qeverisë. Kanadaja, Zelanda e Re dhe Izraeli janë vende që i lejojnë gratë në të gjitha rolet ushtarake.

Ushtria australiane ka rreth 59 mijë anëtarë me kohë të plotë, përfshirë 1500 që shërbejnë në Afganistan.

Aktualisht, gratë mund të zgjidhen në 93 për qind të roleve, përfshirë ato të artiljerisë së rëndë.

Me heqjen e kufizimeve 7 përqindëshi i mbetur do të mund të plotësohet, gjithmonë nëse femrat do të kenë kualifikimin fizik dhe psikologjik.

“Vendimi ynë është një hap logjik ndaj këndvështrimit të ngushtë në shoqërinë australiane, që të gjithë ne jemi të barabartë, pavarësisht origjinave apo gjinisë”, ka deklaruar ministri Smith.

“Nga sot e tutje, nuk do të ketë asnjë rol ushtarak të përjashtuar për australianët, pavarësisht gjinisë së tyre. Rolet do të jenë të hapura për këto që do të aplikojë dhe do të plotësojë kriteret”, ka shtuar ai.

Top Channel