“Muamar Gaddafi është gjallë”

24/09/2011 21:40

“Muamar Gaddafi është mirë. Vazhdon të mbajë pistoletën e të luftojë krah luftëtarëve të tij”. Këto jane fjalët e së bijës Aishes, e cila foli për televizionin sirian “Al Rai”.

Së bashku me të emën, avokatja 35 vjeçare, ambasadore e vullnetit të mirë në OKB-së për Libinë dhe anëtarë në grupin e avokatëve mbrojtës të Sadam Huseinit është strehuar në Algjeri në fund të muajit gusht.

Gjatë mesazhit të saj, Aisha ka akuzuar kreun e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit dhe shumë prej anëtarëve, duke thënë se ata ishin pjesë e regjimit.

Televizioni “Al Rai” është përdorur shpesh nga familja Gaddafi si mjet propagande.

Top Channel