Zbulim gjenetik për të pakësuar diabetin 2

23/09/2011 16:50

Një zbulim gjenetik në Australi i hapë rrugën terapive të reja për të mposhtur diabetin e tipit 2.

Shkencëtarët e Institutit Garvan të Sydney kanë zbuluar se si geni Id1 reagon ndaj dietave me përmbajtje të lartë yndyrnash duke ndërprerë prodhimin e insulinës në pankreas, gjë që shkakton diabetin.

Kërkimi lehtëson krijimin e medikamenteve që do të luftojnë këtë sëmundje.

Diabeti i tipit 2, për të cilin nuk ekziston kurë, shkaktohet nga faktorë si gjenetikë, ashtu edhe ambjentalë, si mbipesha, dieta e keqe, aktiviteti i ulët fizik dhe stresi.

Top Channel