UARS, në mbrëmje bie në Tokë

23/09/2011 00:00

Sateliti UARS i NASA-s do të bjerë të premten në mbrëmje, por vetëm 2
orë perpara do të mësohet të pakten me përafërsi vendi i rrëzimit.

Per momentin, paqartesia rrethon objektin me permasat e nje autubuzi, perfshire dhe kohen kur do te hyje ne atmosferen e tokes. Rreziku per jeten nga sateliti kerkimor I leshuar ne hapesire rreth 20 vjet me pare e qe tani ka dale nga kontrolli, sipas eksperteve te agjensise eshte 1 ne 3.200.

“Praktikisht jemi ne kete situate: kemi nje objekt relativisht te madh hapesinor qe eshte ne fundin e jetes se tij. tani po I afrohet atsmoferes, ku dhe do te digjet e me te gjithe gjasat, do te hedhe disa pjese ne planet. Nuk eshte ndonje ngjarje kaq e pazakonte, sepse te themi 20 apo 40 copza te tilla bien ne toke cdo vit”, thotë eksporti, dr. William Ailor.

NASA thotë se nuk ka njoftime për ndonjë person te plagosur apo prona qe te kene pesuar deme te medha nga mbetjet e këtij lloji. Sipas saj ka patur nje incident ne vititn 1997, kur nje grua qe bente jogging u godit ne shpatull nga nje copez e tille, por nuk u lendua. 26-pjeseza te satelitit, shumica me material titaniumi, celiku apo beriliumi, që shkrijnë në temperatura tepër të larta, pritet te mberrijne ne Tokë. Mbetjet e UARS pritet të jenë nga 0,6 deri ne 158 kilogram. Zyrtarët amerikane thone se njerëzit duhet të njoftojnë forcat e rendit në se gjejnë pjesë të satelitit. Megjithëse pjesët nuk janë toksike ato mund të jenë të mprehta. Gjithashtu, thote “Zeri i Amerikes” edhe pse shpesh u referohemi si “mbetje të hapësirës”, këto pjesëza ende i përkasin vendit qe ka në pronësi satelitin, në këtë rast Shteteve të Bashkuara.

Top Channel