Paris Jackson ndjen mungesën e babait

23/09/2011 14:15

Vajza e Michael Jackson, 13-vjeçarja Paris, fle me një xhaketë të të atit për shkak se lëkura mban ende erën e mbretit të pop-it.

Katherine Jackson, nëna e Michael është ajo që kujdeset për nipërit e mbesat dhe tregon se vajza i ka kërkuar asaj që të mos e lajë kurrë xhaketën sepse ndryshe i ikën era.

“Paris është shumë e ndjeshme ndaj mungesës së Michael. Gjithashtu dhoma e saj është e mbushur me posterat e të atit”, deklaron Katherine.

Gjyshja mendon se po bën një punë të mirë në edukimin e 3 fëmijëve: “Mendoj se po i rris ashtu siç do të donte Michael.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA