Mourinho: Ranieri? Unë jam interist

23/09/2011 00:00

“Unë jam interist, jo pseudo-interist. Dua gjithnjë që skuadra të fitojë, cilido qoftë trajneri”.

Kështu është shprehur Jose’ Mourinho duke komentuar mbërritjen e Claudio Ranieri në pankinën zikaltër.

“Unë jam i lumtur nëse fiton dhe si interist i uroj të jetë i lumtur ashtu siç kam qenë edhe unë”, ka shtuar tekniku portugez.

Më pas ai ka saktësuar se për të ajo që ka më shumë rëndësi në këtë moment është Real Madrid, aktualisht në vendin e 7 të Ligës.

Real Madrid, tifozët fajësojnë Mourinhon

Real Madrid ka marrë vetëm 1 pikë nga dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në kampionatin spanjoll të futbollit.

Në ndeshjen ndaj Racing Santander të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje, madrilenët nuk iu afruan fare portës dhe tifozët mendojnë se një performancë kaq e dobët është vetëm faji i trajnerit Jose Mourinho.

Sipas një sondazhi të realizuar nga gazeta “AS”, 69% e 75 mijë votuesve mendojnë se tekniku portugez është fajtori se pse Real Madrid nuk ka shënuar asnjë gol në ndeshjet ndaj Levante dhe Racing Santander.

Vetëm 20% e votuesve fajësojnë futbollistët për këto dy rezultate negative.

Top Channel