Milan, alarm për ndeshjen e Champions

23/09/2011 12:15

Milan, pasi mori një pikë të vlefshme ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të grupit në Ligën e Kampioneve, të mërkurën do të luajë ndaj Viktoria Plzen dhe Allegri do të ketë vetëm një sulmues në dispozicion: Antonio Cassano.

Ibrahimovic, Robinho, Pato dhe Kingsley Boateng janë të dëmtuar; Inzaghi dhe El Shaarawy nuk mund të grumbullohen sepse trajneri Allegri nuk i përfshiu në listën Champions.

Mendohet se në krah të sulmuesit barez të mërkurën do të luajë Comi, lojtar i të rinjve kuqezi.

Një alarm i vërtetë për Milanin sepse ndaj një skuadre si Viktoria Plzen që do të mbrohet me shumë lojtarë është i nevojshëm shënimi i golave nga sulmuesit dhe sulmuesit për momentin nuk janë të disponueshëm.

Top Channel