Italia, 150 ndeshje futbolli në hetim

23/09/2011 21:30

Nuk kanë fund zërat dhe hijet e dyshimeve mbi ndeshjet e trukuara. Prokuroria e Napolit ka filluar hetimin për 150 ndeshje të futbollit italian, një pjesë e tyre janë ndeshje të Serisë A.

Dyshimet kanë lindur në varësi të shumave të mëdha të luajtura për to dhe në ndryshimin e koeficientëve.

Këto ndeshje janë pjesë e dy kampionateve të fundit dhe përflitet përfshirja e Kamorrës.

Më të rënda përflitet të jenë ndeshjet e kategorive më të vogla të kampionatit italian.

Qendra e basteve në Itali ka vënë re anomali në ndryshimin e shifrave si gjatë zhvillimit të tyre, pra në bastet live ashtu edhe në bastet e vendosura në pika të ndryshme.

Grupi investigative i basteve sportive ka zhvilluar në fshehtësi pak ditë më parë një mbledhje ku ishin të pranishëm, ministri i Punëve të Brendshme Roberto Maroni, përfaqësues të Komitetit Olimpik Italian dhe të Federatës Italiane të Futbollit.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjeve është bërë një kontroll i shpejtë nga investigues të specializuar për bastet nga policia, karabinieria e pjestarë të tjerë të policisë sekrete e forcave speciale.

Për momentin nuk bëhet e ditur asnjë ndeshje a skuadër, por është plot 150 numri i takimeve të konsideruara të dyshimta. Ndërkohë po sipas burimeve të brendshme ky skandal mund t’i kalojë kufijtë italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA