Erdogan: Presion Izraelit

23/09/2011 04:30

Turqia vazhdon të mbajë një qendrim të ashpër diplomatik kundrejt Izraelit, e kjo u vërtetua edhe gjatë fjalës së kryeministrit turk, Recep Taip Erdogane para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Erdogan tha se për arritjen e një paqeje të qendrueshme në Lindjen e Mesme është e nevojshme shtimin i presionit ndërkombëtar kundrejt Izraelit, që të detyrohet t’u japë fund pengesave artificiale që nxjerr për procesin e paqes.

Për Erdogan, shteti hebre nuk ka respektuar 89 rezoluta të Këshillit të Sigurimit dhe ka injoruar qindrja të tjera të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë ndodhen në një krizë të thellë që pas sulmit ushtarak izraelit kundër flotiljes turke me ndihma humanitare për Gazan, ku gjetën vdekjen 9 aktivistë turq.

Që pas këtij incidenti, Anakaraja ka mbajtur një qendrim tejet të ashpër duke kërkuar nga Tel Avivi të kërkojë ndjesë për incidentin. Por ky i fundit këmbëngul se ushtarët izraelitë vepruan në përputhje me ligjet.

Debati që pritet më me shumë interes ditën e premte është aim bi kërkesën e Autoritetet Palestinez për t’u njohur si shtet.

Top Channel