Berlusconi dhe dobësia e tij për femrat

23/09/2011 19:25

Vesi lindi me njeriun, por publikisht u mor vesh rreth prillit të vitit 2009. Ish bashkëshortja e Berlusconit, Veronica Lario publikoi një letër të hapur ku akuzonte të shoqin për marrëdhënie me minorenë.

Asokohe ajo i referohej pjesëmarrjes së tij në 18 vjetorin e Noemi Letizia, e cila nga ana e saj e quante kryeministrin italian Papi.

Ky do ishte vetem fillimi i burimit më të madh të lajmeve skandaloze që ka njohur ndonjëherë bota pas termetit Wikileaks.

Dy nga ministret e Berlusconit akuzohen gjithashtu se i kanë fituar ato poste duke kaluar më parë nga vila e tij.

Mara Karfanja dhe Mikela Brambila janë eksponente të rëndësishme të qeverisë, me një të kaluar si modele dhe pa shumë eksperiencë kur fituan postet.

Ajo që do të bënte për vetë zemrat e italianëve ishte marokenia 17 vjeçare Karima el Mahroug e njohur si Ruby Rubacuori, hajdutja e zemrave.

Për të Silvio ka shpenzuar mbi 10 mijë euro të thata pa përmendur dhuratat dhe për më tepër ka ushtruar të gjithë ndikimin e tij kur ajo u arrestua.

Por lista e tij me femra jo minorene, por shumë simpatike është pothuajse e pafundme. Sipas përgjimeve të Prokurorisë italiane ai ka kërkuar në një periudhë 2 mujore 33 vajza për të kaluar netët me të.

Berlusconi ama është treguar njeri pa paragjykime, nuk ka pyetur për moshë, përkatësi fetare apo nivel intelektual.

Mes ushtrisë së femrave për të cilat akuzohet ka ish pjesëmarrëse tek Grande Fratello si rasti i Sara Tomasit, miss-e me ngjyrë si Maristel Garcia Polanko apo ish prostituta si Patrizia D’Adario e cila e deklaroi publikisht pjesëmarrjen në festat me sfond seksual të kryeministrit të Italisë.

Gjithashtu gjatë këtyre mbrëmjeve praktikohej edhe një kërcim afrikan që quhet “Bunga Bunga”, një rit ku nudizmi është elementi kryesor, ku valltarja kryesore ishte Ruby.

Vetë i akuzuari gjithmonë është tallur me pretendimet e shypit dhe të Prokurorisë rreth fiksimit të tij me femrat. Kohët e fundit ka dalë në skenë edhe Giampaolo Tarantini i cili pretendohet të jetë tutori i tij i preferuar. Biznesmeni nga Bari thuhet të ketë çuar edhe 8 femra në një natë në vilën e Berlusconit.

Për çdo emër vajze që përmendej ndonjë fortunë ndodhte në shtypin italian, Angela Sozio, prezantuese. Me pas vijnë tre Barbarat: Barbara Matera, Barbara Guerra dhe Barbara Montereale, kanë të përbashkët përveç emrit, moshën e njomë dhe të qenit shumë të bukura.

Më pas janë përfolur biondet Eleonora Gaxholi, Camila Ferranti, Franceska Lana të rivalzuara egër nga brunet dhe madje vajzat me ngjyrë si Camila Korderio Karao apo Carolina Marconi, Ciara Guiçiardi. Pikë e dobët e kryeministrit biznesmen janë mesa duket njomëzaket e kolme si Grazia Capone apo Letizia Filipi.

Nëse u hutuat nga kaq shumë emra, imagjinoni sa ka vuajtur Silvio Berlusconi, por më mirë do të ishte titulli përmbledhës që ka prezantuar revista The Economist: “Silvio Berlusconi, the man who screwed an entire country”. Përkthimin mund ta merrni me mend vete…

FOTO GALERI
1/6
Kryeministri italian, një i apasionuar pas vajzave

Top Channel