Shkrimtarja Mira Meksi, e njohur për përkthimet e saj të shkëlqyera të penave më të mëdha të letërsisë hispanikë, është nderuar nga mbreti i Spanjës, Huan Karlos, me titullin “Comendadora të urdhrit të meritës civile”, një urdhër me të cilin janë nderuar shumë personalitete botërore të letërsisë dhe politikës.
Duke mos fshehur emocionet, Mira Meksi, veçoi lartësimin e kulturës shqiptare nëpërmjet këtij urdhri prestigjioz.
“Ndihem e nderuar, por jo vetëm në mënyrë individuale se ky është një urdhër me të cilin janë nderuar edhe pesë shqiptarë të tjerë, emra eminentë të kulturës shqiptarë, çka tregon se vertetë kultura shqiptare mund të vlerësohet dhe vlerësohet sot në botën e madhe si e barabartë mes të barabartëve. Është një avanguardizëm i kulturës, sepse kultura jonë ka shkuar në Evropë përpara se të shkojë Shqipëria. Është rikthyer në Evropë përpara saj”, është shprehur Meksi.
Ceremonia e dorëzimit të dekretit të mbretit Huan Karlos për shkrimtaren Mira Meksi, me një krijimtari letrare 25 vjeçare, bashkë me medaljen, u organizua nga agjencia për mbështetjen e shoqërisë civile.
Top Channel