Tërmeti në Indi, rritet numri i viktimave

22/09/2011 08:25

Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të fortë që ka goditur zinxhirin himalajanë që përfshinë Indinë, Nepalin dhe Tibetin.

Janë 112 të vdekur, por autoritetet mendojnë se numri mund të rritet kur të kërkohet në 15 fshatra ende të izoluar në shtetin indian në verilindje të Sikkim.

Ministri i Brendshëm ka bërë të ditur se janë të paktën 400 turistë të huaj të bllokuar në pjesët veriore të shtetit të vogël.

Top Channel