Kush është shteti më i mirë ku mund të jetojë një femër?

Kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje ‘Newsweek’ dhe “parajsa” e femrave është Islanda.

Sipas klasifikimit të të përjavshmes amerikane, që ka analizuar 165 shtete në fusha si arsimimi, drejtësia, shëndeti, ekonomia dhe politika, Islanda është vendi që i kushton më shumë vëmendje respektimit të të drejtave të femrave dhe nuk i diskriminon në politikë (kryeministrja e vendit është femër).

Në përgjithësi, vendet në veri të Europës janë ato ku femrat jetojnë më mirë. Në dhjetëshen e parë janë të gjitha vendet skandinave: Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia.

Nga ana tjetër, shteti afrikan i Çadit është vendi më i keq për femrat. Ato nuk kanë të drejta ligjore dhe martohen që në moshën 11-vjeçare.

Top Channel