F1, Hamilton: Vettel ka qenë i jashtëzakonshëm

22/09/2011 20:00

Lewis Hamilton, piloti i McLaren Mercedes, është shprehur se Sebastian Vettel, kryesuesi i kampionatit botëror të Formulës 1, është treguar i jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni.

“Vettel po piloton shumë mirë dhe është treguar fantastik. Ka qenë i pari ose i dyti në të gjitha garat. Është e pabesueshme kjo që po bën”, ka theksuar piloti britanik, i pesti në klasifikimin e përgjithshëm.

“Ka bërë shumë pak gabime dhe ato gabime që ka bërë nuk kanë qenë të rënda. I heq kapelen për sezonin që po zhvillon”, shton Hamilton.

Edhe piloti tjetër i McLaren Mercedes, Jenson Button, ka lavdëruar gjermanin e Red Bull.

“Vettel është shumë i shpejtë dhe bën pak gabime. Piloton me shumë besim sepse ka një makinë shumë të mirë dhe po garon në mënyrë të shkëlqyer”, shtoi piloti britanik.

Top Channel