BBC hedh në gjyq Canale 5

22/09/2011 02:15

BBC do të hedhe në gjyq Canale 5 të Mediaset, në pronësi të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni për plagjiaturë të emisionit të saj “Strictly Come Dancing”.

Në Itali, emisioni që do të nisë më 27 shtator -titullohet “Baila”.  Të premten do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore.

Emisioni i BBC-së është cilësuar si formati më i suksesshëm në botë, i cili vë përballë njëri-tjetrit njerëz të famshëm, por amatorë në kërcim.  Ai është shitur në mbi 35 vende të botës.

BBC Worldwide ka akuzuar gjithashtu Televiza Mexico dhe Endemol, kompaninë që prodhon Baila, se ka shkelur të drejtën e autorit.

Një  version i autorizuar i “Strictly Come Dancing” transmetohet në Rai Uno, me titullin “Ballando con le stelle” i prezantuar nga Mili Karlucin. Rai Uno paditi Mediasetin dhe e coi cështjen në Gjykatën e Romës në fillim të këtij viti.

Top Channel