Thotë “JO” në altar

21/09/2011 10:50

Në një kishë të Barit, në Itali, gjithçka ishte gati për martesën e një çifti të ri.

Fëmijët e dy familjeve të njohura të provincës së Monopolit do të lidhnin jetën e tyre në kishën Maria Santissima.

Nusja iu përgjigj me “PO” pa hezituar pyetjes së priftit, por kur i erdhi radha dhëndrrit, ai tha “JO” duke i lënë të habitur të gjithë.

Në kishë ra menjëherë qetësia dhe muzika u ndal.

Sipas ‘Republica’, kur prifti e pyeti për arsyen e përgjigjes negative, dhëndrri tha: “Pyesni nusen dhe shokun tim më të mirë.”

Top Channel