Test në Atlantik për misionin në asteroid

21/09/2011 00:00

Më 17 tetor NASA do t’i japë udhë ekspeditës nëndetare Neemo 15, që do
të çojë një grup astronautësh në thellësitë e Oqeanit Atlantik për 13
ditë, për të simuluar një ekspeditë të ardhshme mbi një asteroid.

Ky mision i fundit i programit NEEMO (Nasa Extreme Environment Mission Operations) do të nxjerrë në pahë tre aspekte thelbësore për një ekspeditë të ardhshme në asteroid: ankorimin, spostimin në sipërfaqe dhe vendosjen e pajisjeve për të mbledhur të dhëna.

NASA zgjedh raketën e së ardhmes

NASA ka zgjedhur raketën me të cilën astronautët amerikanë do të kthehen të fluturojnë përtej orbitës së stacionit hapësinor ndërkombëtar, drejt Hënës, asteroidëve dhe në të ardhmen, në drejtim Marsit.

I pagëzuar SLS (Space Launch System) është vektori hapësinor më i fuqishëm i ndërtuar nga Amerika pas Saturn-V,qe zbarkoi në Hënë në 1969, i dizajnuar nga Wernher von Braun.

SLS mund të çojë në hapësirë nga 70 në 130 tonë, sipas nevojave dhe ky fleksibilitet arrihet duke ndryshuar arkitekturën modulare të mjetit.

Raketa është studiuar për t’u larguar nga Toka dhe të kryejë misione në thellësitë e kozmosit.

Objektivët që synohen janë ambjenti përreth Hënës dhe ndonjë takim i afruar me ndonjë asteroidë dhë më pas me ambjentin marsian me hënët e tij.

Top Channel