Obama takim me Abaz e Netaniahun

21/09/2011 00:00

Barak Obama takohet sot me Mahmud Abaz dhe Beniamin Netaniahun në mesin e
një përshkallëzimi të përpjekjeve diplomatike për shmangien e krizës.

Shefi i Shtepise se Bardhe do te perpiqet ta binde presidentin e Autoritetit Palestinez te heqe dore nga kerkesa per njohjen e shtetesise se palestines ne OKB. Shtetet e Bashkuara e kane bere te qarte se do ta bllokojne kete tentative te palestinezeve ne Keshillin e Sigurimit me veton e tyre, duke mbeshtetur keshtu kendveshtrimin e Izraelit se bisedimet direkte jane rruga e vetme drejt paqes. Mekanizmi vihet ne pune te premten kur pas fjales se tij drejtuar Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Abaz do t’i paraqese sekretarit te pergjithshshem te OKB-se Ban Ki Moon kerkesen me shkrim.

Obama do t’i kerkoje te heqe dore nga votimi ne organin me te larte te OKB-se per paqen dhe sigurine nderkombetare, dhe ne vend te kësaj, t’i jepet kohe ndermjetesuesve te kuartetit te prodhojne nje deklarate e cila te sherbeje si baze per rifillimin e negocjatave dypaleshe.

Kuarteti ka ndermend t’u lere izraeliteve dhe palestinezeve 1 vit kohe per arritjen e nje marreveshjeje te mbeshtetur ne vizionin e Obames qe i referohet kufijve te para luftes se vitit 1967, por me shkembime terreni per te cilat duhet rene dakord. Deklarata aprovon dhe idene e dy shteteve per dy popuj, hebrenjte dhe palestinezet. Sidoqofte, sekretari i jashtem britanik ëilliam Hague e pranoi se deri tani nuk eshte shenuar progres, dhe qendrimi i Obames eshte kritikuar ashper nga kundershtaret republikane. Politikat e tij per barazi morale, qe i japin te njejtin vend lendimit te izraeliteve me ate te palestinezeve, perfshire ketu orkestrimin e terrorizmin, jane nje ofendim i rrezikshem, deklaroi guvernatori i Teksasit, Rick Perry. Abaz eshte shprehur i gatshem per bisedime direkte me palen tjeter, por pa hequr dore nga perpjekja per shtetesi.

Top Channel