Inter, shkarkohet trajneri Gasperini

21/09/2011 12:45

Gian Piero Gasperini nuk është më trajneri i Interit.

Faqja zyrtare e Interit publikoi mesditën e së mërkurës një komunikatë me të cilën ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit dhe lënien e ekipit për momentin në duart e ndihmësve Baresi dhe Bernazzani.

“Shoqëria falenderon trajnerin Gasperini për përkushtimin që ka pasur nën drejtimin e Interit dhe shpreh hidhërimin për ndërprerjen e marrëdhënies teknike me të”, lexohet në komunikatën e klubit italian.

Në mëngjesin e së mërkurës, pas humbjes ndaj Novarës, presidenti Moratti u shpreh se nuk mendonte se Gasperini do të ishte sërish trajneri i Interit.

“Nuk mendoj se Gasperini do të qëndrojë. Është një situatë e vështirë, sodomos për atë”, theksoi Moratti.

Claudio Ranieri dhe Luis Figo mendohen si zëvendësuesit e mundshëm të Gasperinit në pankinën zikaltër.

Top Channel