Aparati fotografik më i vogël në botë

21/09/2011 12:30

Në Nju Jork është krijuar aparati fotografik më i vogël në botë, i cili është vetëm 2.54 centimetra dhe mund të mbahet vetëm me njërin gisht.

Edhe pse një aparat mikroskopik, çuditërisht me të mund të bëhen foto 2 megapixel e madje mund të xhirohen video.

Krijuesit e këtij aparati, firma Hammacher Schlememr, do ta nxjerrë në shitje për rreth 100 dollarë.

“Edhe pse është shumë i vogël, me të mund të merren foto dhe të regjistrohen video me të njëjtën cilësi si ato të aparateve shumë më të mëdhenj. Presim që kjo shpikje të ketë shumë sukses. Aparati shitet me një mbajtëse që lidhet në kyçin e dorës”, shprehet Fred Berns, menaxheri i Hammacher Schlememr.

Aparati fotografik më i vogël në botë mund të bëjë imazhe JPEG me një rezolucion 1600×1200. Gjithashtu mund të lidhet me kompjuterin nëpërmjet një fishe USB.

Top Channel