Mediat sociale vizitohen nga 84% e përdoruesve

20/09/2011 15:30

Rrjetet sociale dhe blogjet janë vizituar nga më shumë se 80% e përdoruesve të internetit në SHBA dhe koha e shpenzuar në këto faqe vazhdon që të rritet.

Facebook është gjithnjë numri një (140 milionë vizitues në maj), ndërkohë Tumblr është gjithnjë në rritje duke mundësuar krijimin e një blogu multimedial.

Të dhënat janë publikuar në raportin “State of the Media: The Social Media Report”, i përgatitur nga Nielsen.

Top Channel