36 ditë pas tërmetit të 12 majit të vitit 2008 në provincën kineze të
Sichuan, që solli një bilanc prej 80 mijë të vdekurish dhe të
zhdukurish, u gjet nën rrënoja nga pronarët e tij, një derr.

Por pasi kanë kaluar disa vite, shkencëtarët kinezë kanë vendosur që ta klonojnë.

Përpara tërmetit derri Zhu Jianqiang kishte ndalur aktivitetin riprodhues, por pavarësisht moshës së avancuar 5-vjecare që korrespondojnë me 60 vite te jetës së njeriut, derri me vullnet të fortë arriti të riprodhonte. “Jemi habitur shumë”, thanë shkencëtarët për ‘Sunday Morning Post’ në Hong Kong.

Kështu derri është bërë i famshëm pasi në kohën pas tërmetit arriti që të mbijetonte duke u ushqyer me karbon dhe duke pirë ujë shiu i ngecur nën rrënojat e ndërtesave. Ky derr tani është bërë simbol i rilindjes dhe dëshirës për të kaluar vështirësitë.

Top Channel