F1, Kubica: Rekuperimi po ecën mirë

20/09/2011 19:00

Robert Kubica, piloti polak i Formulës 1, po vazhdon me procesin e rekuperimit pas aksidentit shumë të rëndë që pësoi në 6 shkurt me një makinë rally në Itali dhe rikthimi i tij në gara është ende i paqartë.

“Nuk e di se kur mund të rikthehem të pilotoj në Formula 1. Do doja të thoja një datë, por nuk mundem të parashikoj asgjë”, shprehet Kubica për revistën ‘Autosprint’.

“Të shohim se si do të rekuperohem në muajt e ardhshëm. Deri tani nuk kam komplikacione dhe jam i kënaqur. Nuk kam nxitim. E rëndësishme është që Renault të më ruajë vendin në skuderi”, shton polaku.

Top Channel