Katër kompani mediatike shqiptare, një agjenci e pavarur e lajmeve dhe një kompani e marketingut janë ofruar për tenderin e të drejtave televizive të Reiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.
Nënkryetari Agim Ademi dhe Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës Heroll Salihu zbuluan ofertat e Digitalb, Radiotelevizionit të Kosovës, Radio televizionit 21, agjencisë së lajmeve KosovaPress dhe asaj të marketingut DigiWorks.
Asnjë cent ofertë nuk pati RTV 21, pasoi RTK me 61 mijë euro ofertë i përcjellur nga KosovaPress, shumë ambicioze me 77 mijë euro. DigiWorks me ofertën serioze arriti shumën prej 86 mijë euro, por me TVSH, ndërsa oferta më joshëse duket ajo e Digitalb e ofruar në tre variante.
E para: transmetim LIVE i rreth tre ndeshjeve në javë, transmetime satelitore dhe tokësore, ato kabllore dhe IPTV. Oferta financiare për variantën e parë është 80 mijë euro pa TVSH. Por vec ofertës financiare e rëndësisë së veçantë është edhe promovimi i Superligës së Kosovës në kanalet e platformes Digitalb, prodhimi dhe transmetimi i spoteve televizive të cilat financiarisht mund të konvertohen në një vlerë prej rreth 50 mijë eurosh.
Varianti i dytë: të drejtat jo-ekskluzive mbi transmetimin e ndeshje të Reiffeisen Superligës ku Digitalb kërkon transmetimin e dy ndeshjeve në javë duke pasur të drejten e zgjedhjes së parë mbi këto dy ndeshje. Oferta financiare për këtë variant është 20 mijë euro. Edhe në këtë variant Digitalb ofron promovimin e Superligës së Kosovës në kanalet e platformës Digitalb, prodhimi dhe transmetimi i spoteve televizive të cilat financiarisht mund të konvertohen në një vlerë prej rreth 50 mijë eurosh.
Varianti 3: Digitalb angazhohet në transmetimin e dy ndeshjeve në javë duke mos pasur të drejtën e zgjedhjes së parë mbi këto dy ndeshje. Oferta financiare për këtë variant është 10 mijë euro. Normalisht edhe në variantin e tretë Digitalb ofron promovimin e Superligës së Kosovës në kanalet e platformes Digitalb, prodhimin dhe transmetimin e spoteve televizive të cilat financiarisht mund të konvertohen në një vlerë prej rreth 50 mijë eurosh.
Digitalb ofron organizimin e një turneu miqësor në kuadrin e Promovimit të Ligës ndërmjet dy skuadrave nga Superliga e Kosovës dhe dy skuadrave nga Superliga shqiptare. Tani i mbetet klubeve që të vendosin e vendimi do të merret në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës të martën në orën 13.00.
Top Channel