Serbi-Itali, asnjë biletë e blerë

19/09/2011 15:10

“Do të jetë një klimë e nxehtë sepse Serbia ka nevojë të fitojë për të mbërritur e dyta dhe të luajë në playoff”.

Drejtori i përgjithshëm i federatës italiane të futbollit (FIGC), Valentini tregon se janë marrë masa të forta sigurie në kuadër të takimit mes Serbisë dhe Italisë, që do të luhet më 7 tetor në Beograd, ndeshje e kualifikimit për Euro 2012.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave, e luajtur në Xhenoa, u ndërpre për dhunën në stadium dhe italianët fituan takimin në tavolinë 3-0.

“Nuk kemi marrë bileta për sektorin italian të tifozerisë edhe pse nuk kishim kërkesa”, ka shpjeguar ai.

Top Channel