Nuk ka zgjedhje në KOKSH

19/09/2011 20:00

Sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello i është përgjigjur në mënyrë diplomatike akuzave të ish presidentit Agim Fagu, sipas të cilit institucioni më i lartë i sportit në Shqipëri mbahet peng nga persona që kanë interesa personale.

“Unë nuk do të merresha me akuza, sepse sot të akuzosh është kollaj, por të gjesh fakte është shumë e vështirë. Mendoj se i është prishur qetësia, komiteti olimpik do angazhim, do orar pa orar dhe mbase nuk e ka pasur këtë kohë në dispozicion që t’ia kushtojë lëvizjes olimpike”, është shprehur Bello.

Sekretari Bello pohon në fund se para zgjedhjes së presidentit të ri, KOKSH-in e presin sfida të mëdha, siç janë lojrat olimpike Londër 2012.

“Unë nuk e mendoj që komiteti ekzekutiv do të tregohet i ngurtë ndaj çdo propozimi. Të shkosh në një proçes të tillë, në një kohë kaq të shkurtër përpara lojrave olimpike, duhet peshuar rrisku që merret në raste të tilla dhe çfarë përfiton nga kjo. Por përpara kësaj më e rëndësishme është që të miratohet statuti, të regjistrohet në gjykatë, të marrë formë institucionale, gjë e cila ka munguar, por nuk është se na penguar të bëjmë punë”, theksoi Bello.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA