Në rritje bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19/09/2011 16:05

“Rritja e shpejt në të gjithë botën e baktereve me rezistencë të shumfishtë ndaj antibiotikëve po shndërrohet në një emergjencë të vërtetë që duhet të përballohet, nëse do duhet të evitohen pandemitë e mundshme”.

Paralajmërimi ka ardhur nga ekspertë të fushës në kongresin botëror për sëmundjet infektive që po zhvillohet në Çikago, të cilët po studiojnë këtë fenomen.

“Nëse nuk veprojmë shpejt do të humbim luftën kundër multirezistencës ndaj antibiotikëve”, ka paralajmëruar doktor Jean Cardet, këshilltar në Organizatën Botëtore të Shëndetësisë.

Top Channel