Eurobasket, Spanja shpallet kampion

19/09/2011 08:15

Spanja rikonfirmohet si mbretëresha e Europës në basketboll për meshkuj pasi ka mundur në finale Rusinë me rezultatin 98-85.

Ky ishte titulli i dytë radhazi për ta si kampionët e kontinentit të vjetër, skuadra e vetme që bën një paraqitje të tillë pas Jugosllavisë 14 vite më parë.

Kanë zhvilluar një ndeshje finale të padiskutueshme spanjollët me dy lojtarë kryesorë, Huan Karlos Navarro, i cili shënoi 27 pikë e dha 5 asist, bashkë me Po Gasol i cili shënoi 17 pikë e 10 ribaunde, por në përgjithësi ka qenë një paraqitje shumë e mirë e përfaqësueses spanjolle si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Ndërkohë që një meritë të madhe në këtë sukses ka edhe trajneri Serxhio Skariolo, trajneri i parë italian që arrin të fitojë dy kampionate europiane.

Navarro shpallet gjithashtu dhe lojtari më i mirë i turneut, ndërsa bashkë me Parker, MekKaleb, Kirilenkon dhe Po Gasol, konsiderohen si pesëshja ideale, duke e krahasuar me atë të Jugosllavisë së famshme me Dxhorxhevic, Petrovic, Kukov e Divac, skuadra më e fortë europiane e kohërave moderne.

Top Channel