Ka përfunduar në barazim kjo përballje e shumëpërfolur e dy sezoneve të shkuara, por këtë herë Dinamo emergjente me djem të rinj e pa eksperiencë ka treguar superioritet duke goditur shtyllën e gjithashtu duke qenë më e rrezikshme në shumë raste.
Nga ana tjetër, Skëndërbeu edhe pse me emra të ashtuquajtur të mëdhej nuk ka rrezikuar shumë portën dinamovite dhe regjistron kështu ndeshjen e pestë radhazi pa shënuar asnjë gol.
Ky ishte barazimi i dytë për skuadrën korçare pas atij të javës së parë me Tomorin në fushën e tyre, që gjithashtu përfundoi me rezultatin 0-0.
Ndërsa Dinamo pasi është mundur në javën e parë, me më pak se dy javë stërvitje, nën drejtimin tashmë të Faruk Sejdinit arrin të jetë më e qartë në këtë ndeshje dhe të marrë një pikë, duke shpresuar që gjendja e tyre të përmirësohet në javët në vazhdim.
Top Channel