Dëmtim në gju për Gilardino

19/09/2011 20:55

Mikrofrakturë në gjurin e majtë. Kjo është diagnoza e dhënë për Alberto Gilardino pas analizave që i është nënshtruar sot në Firenze, pwr dëmtimin e pësuar dje gjatë Udinese-Fiorentina, në një përplasje me portierin Handanovic.

Sulmuesi vjollcë duhet të evitojë stërvitjen për 3 javë dhe do i nënshtrohet një programi për mbajtjen e tonit muskulor.

Sipas mjekëve, futbollisti duhet të rifillojë aktivitetin normal pas 5-6 javësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA