Bundesliga, Bayerni triumfon ndaj Schalke 04

19/09/2011 08:40

Bajerni i Mynihut nuk po gjen rivalë në Bundesligën gjermane.

Skuadra bavareze fitoi një tjetër ndeshje dhe këtë radhë viktimë e saj u bë Shalke 04. Në Gelsenkirshen, Bajerni iu imponua të besuarve të Ralf Rangnik duke fituar me rezultatin 2-0. I riu Petersen ishte ai që kaloi Bajernin e Mynihut në avantazh në minutën e 21, pas një pasimi të saktë të Frank Riberi. Shalke nga ana e saj pati shanse për të barazuar, por nuk u tregua e saktë në asnjë moment.

Në pjesën e dytë, Bajerni i Mynihut shënoi golin e sigurisë me anë të Tomas Myler kur kishin mbetur 15 minuta nga fundi i ndeshjes.

Borusia e Dortmundit duket se është futur në krizë. Skuadra kampione e Gjermanisë pësoi humbjen e dytë radhazi duke u mundur këtë herë nga Hanoveri me rezultatin 2-1. Ishte pikërisht skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop që shënoi e para në këtë ndeshje me anë të Kagavës në minutën e 67.

Hanoveri u hodh në sulm për të barazuar rezultatin dhe ia arriti qëllimit në të 83 kur shënoi me anë të Hagit. Pak minuta më vonë Hanoveri përmbysi rezultatin duke shënuar golin e dytë me Ja Konan. E vetmja notë negative për Hanoverin në këtë takim ishte ndëshkimi me karton të kuq i Sobieh në minutën e fundit të ndeshjes.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA