Bullgaria largon Matthaeus

19/09/2011 18:15

Lothar Matthaeus nuk është më trajneri i Bullgarisë. Gjermani kishte marrë detyrën një vit me parë me objektiv të çonte kombëtaren në Evropian, por performanca ishte zhgënjyese dhe Federata Bullgare e Futbollit e ka larguar një muaj përpara skadimit të kontratës.

Ish interisti duhej të rinovonte edhe për dy vjet të tjera për të drejtuar bullgarët në kualifikimin për botërorin 2014 në Brazil.

Drejtimin e skuadrës e ka marrë Mihail Madanski, seleksionues i kombëtares së të rinjve që ka marrë përkohësisht detyrën.

Top Channel