Paqe në San Siro

18/09/2011 08:00

0-0 përfundoi supersfida e Serisë A, Inter-Roma.

Si loja ashtu edhe rezultati i përballjes në San Siro konfirmojnë momentin jo të mirë që po kalojnë këto dy skuadra në këtë fillim sezoni.

Interi kishte dy raste shënimi në pjesën e parë, por gjuajtjet e Nagatomos dhe Militos nuk përfunduan në rrjetë.

Krijoi çaste frike gjendja shëndetësore e portierit të Romës,  Marten Stekelenburg, i cili qëndroi për disa minuta në tokë pas përplasjes me Lucion.
 
Pjesa e dytë kishte më shumë raste, por si lojtarët e Interit ashtu dhe ata të Romës nuk arritën t’i finalizonin me gol.

Kjo ishte pika e parë për të dyja këto skuadra të cilat e nisën me humbje sezonin në kampionatin italian.

Top Channel